Në Open në Top Channel folën tre mjekë nga tre shtete të ndryshmë për të treguar situatën atje. Nardi Tetaj, mjek në Romë tregoi situatën në Itali. Dorina Vyshka tregoi për situatën në Spanjë, ndërsa Sylejman Çelaj fooli për situatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nardi Tetaj foli për trajtimin që po u bëhet pacientëve në Itali. “ Në Romë dhe në gjithë Italinë po ndiqet një protokoll. Po përdorim Klorikinën. Një medikament që ka dhënë efekte dhe që ndihmon në shërimin e mushkërive, duke ditur se koronavirusi prek mushkëritë. Situata në Romë paraqitet më e lehtë se në veriun e Italisë”- tha Tetaj.

“Sipas autoriteteve Spanja e ka kaluar pikun e saj. Por ulja e numrit të rasteve dhe viktimave po ulet me ritme të ngadalta”- tha Vyshka.

“Neë York-u pritet të hapet së shpejti. Jam dakort që të ketë një lehtësim të masave, por duhet pasur kujdes së Neë York-u është vatra e në SHBA. Në lehtësim i masave dhe dalja pa kujdes nga qytetarët mund të rezultojë fatale për shumë persona. Në spitalin ku punoj unë kemi shtuar repartet e trajtimit të Covid-19 për shkak të numri të lartë të pacientëve”- tha Çelaj teksa tregoi në Open situatën e koronavirusit në SHBA.

Top Channel