Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas video se publikuar nga kreu i PD në Fier, ku në këtë qytet shiheshin disa familje rome që ishin grumbulluar për të marrë ndihmat që po shpërndahen për Covid-19.
Në video shiheshin se personat e pranishëm aty nuk ruanin distancën e nevojshme duke u kthyer kështu në një rrezik për përhapjen e Covid-19.
Kryeministri në reagimin e tij thekson se nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar është e turpshme.
Sipas Ramës, romët po përdoren si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë.
“E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke pērdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë #Çnjerëzore”, shkruan Rama.
Top Channel