Cakaj “mbledh” faktorin politik shqiptar në Ballkan: Bashkë do t’ia dalim

14/04/2020 14:34

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në facebook, bëri me dije se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një numër telefonatash me përfaqësues institucionalë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi e Luginë të Preshevës.

Telefonatat kishin në fokus diskutime mbi masat e ndërmarra në luftën kundër pandemisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit intensiv gjatë këtyre ditëve, deri në mposhtjen përfundimtare të COVID-19, në të mirë të shëndetit të të gjithë shqiptarëve.

Telefonatat Cakaj i zhvilloi me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, zv. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, Kryetarin e Tuzit, Nik Gjeloshaj e zv. Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu, si dhe me Kryetarin e Bujanovcit, Shaip Kamberi, Kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi e Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

“Ndonëse në këtë luftë jemi sfiduar të gjithë, së bashku do t’ia dalim pa asnjë diskutim!

Natyrisht, ne do ta ruajmë komunikimin institucional për të qëndruar afër njëri-tjetrit dhe bashkërenduar veprimet sipas nevojave.”- përfundoi reagimin e tij Cakaj.

Top Channel