Brenda 24 orëve, 6 viktima janë shënuar në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi.

Katër viktima janë regjistruar në Klinikën Infektive në Shkup dhe dy viktima në Spitalin e Qytetit “8 shatori”. Gjithashtu janë regjistruar edhe 54 raste të reja me Covid-19 pas 710 testimeve të kryera 24 orët e fundit.

Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 13 raste, Kumanovë 25 raste, Shtip 1 rast, Prilep 10 raste, Tetovë 1 rast, Veles 2 raste, Gostivar 1 rast. Me rastet e fundit numri i personave të prekur Covid-19 shkon në 908.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 44.

Top Channel