Kompania prodhuese amerikane Boeing ka prezantuar në një video fluturimet e para të gjuajtësve elitare F-15QA të prodhuar për forcat ajrore të Emirit të Katarit.
Kreu i testimeve ajrore Matt Giese nisi fluturimin me stil spektakolar në të ashtuqajturën “ngritje vikinge,” duke kapur shpejt lartësi të mëdha me shtytje vertikale.
Prezantimi u bë më 14 prill 2020, kur prodhuesit amerikanë nga Chicago njoftuan fluturimin e parë të gjuajtësve F-15 varianti QA – që do të thotë “Qatar Advanced” – të kryer në bazën ajrore të St. Louis, Missouri. Boeing tha se avionët demonstruan zhdërvjelltësinë e tyre në manovrat prej 90 minutash.
“Gjuajtësi i avancuar F-15QA është ndërtuar me procese moderne që e bëjnë më efikas dhe thuajse me gjysmën e kostove për orë fluturimi, ndër avionët e përmasave të tij”, tha zv. Presidenti i Boeing, Prat Kumar.
What’s a “Viking takeoff”? Watch as the Qatar Emiri Air Force #F15 demonstrates the maneuver during its first flight. pic.twitter.com/wLHEuvH0Lt
— Boeing Defense (@BoeingDefense) April 14, 2020
Top Channel