Imazhet tregojnë avionin më të madh në botë të transportit që u ul në Kinë për të ngarkuar 400-ton pajisje mbrojtëse mjekësore për Poloninë.
Avioni Antonov An-225 Mriya u ul dje në aeroportin e Tianjin ku u ngarkua me rreth 250 ton furnizime.
Qeveria polake ka pajtuar mjetin gjigand me gjashtë motorë duke argumentuar: “Me një fluturim An-225 mund të sjellë ngarkesë nga Kina sa për 10 Boeing 787”.
Mediat kineze thonë se dhe Gjermania do të përdorë avionin e rëndë, që është i vetmi në botë i llojit të tij, për marrjen e furnizimeve nga Kina, me një kosto që besohet se arrin në 1 milionë dollarë per fluturim.
Antonov An-225 Mriya (që do të thotë “Ëndërr” në gjuhën ukrainase) është avioni më i madh e më i rëndë i ndërtuar ndonjëherë.
Ai është krijuar nga studiot e dizajnit Antonov në vitin 1980 kur Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, dhe u ndërtua fillimisht për transportin e mjeteve hapësinore Buran dhe të motorëve të raketave Energia.
Top Channel