Në rrethinat e Alto Garda pranë Breshias në Itali, edhe sot ekziston shprehja “Te pasaré da Lignàc” (herët e vonë do të kalosh nga Lignago”) që i referohet kalimit të detyruar nga pika e vjetër kufitare, që tashmë gjendet në fundin e liqenit Valvestino.

Disa qindra shekuj më parë këtu Austria kishte caktuar kufirin me republikën e Venezias, dhe më pas me Italinë.

Simboli i doganës së vjetër ka qenë prej kohësh i zhytur në ujë prej digës së ngritur më larg, dhe vetëm kohët e fundit rënia e nivelit ka zbuluar mbetjet e ndërtesës tërheqëse, që nuk mbeti e papikasur nga ekskursionistët dhe të apasionuarit e fotografisë, gjatë vizitave në liqenin e Valvestino.

Rrënojat e kufirit të vjetër që funsiononte prej mesit të viteve 1700 deri në 1919, janë bërë objekt fotosh të shumta profesionale që shfaqen në mediat italiane.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA