Një armë që reklamohet si pushka snajper më vrasëse e botës, është ngritur lart nga prodhuesit rusë si “ndryshuese e kushteve të lojës”.
Pushka Lobaev Arms SVLK-14S është e aftë të vrasë nga një distancë prej rreth 2 miljesh. Ajo kushton 35 000 euro, peshon 10kg dhe qëllon vetëm me mbushje teke.
Arma thuhet se godet në shenjë nga rreth 3,000m, që është rreth dyfishi i distancës që pushkëve të tilla të përdorura në Perëndim.
Kryeinxhinieri i kompanisë prodhuese Yuri Sinichkin, tha: Arma është e krijuar copë pas cope, siç ndërtohen mjetet e luksit si Ferrari ose Porsche, për njerëz të apasionuar pas preçizionit të lartë, ose dhe për snajperë profesionistë”.
Ai shtoi se pushka qëllon me plumba 408 Cheyenne Tactical, me shpejtësi 900m në sekondë, rreth tre herë sa shpejtësia e zërit.
“Ky plumb shpon hekurin 3 cm të trashë, kështu që armikun nuk e ndihmon fare jeleku anti-plumb”, tha Sinichkin.
Top Channel