Rritet bilanci i Covid-19/ Shënohet një tjetër viktimë në Greqi
13/04/2020 21:05
Një tjetër persona ka humbur jetën në Greqi si pasojë e virusit vdekjeprurës Covid-19.
Viktima, një 84-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Atikon të Athinës.
Kështu, numri i përgjithshëm i vdekjeve shkon në 100 persona si dhe numërohen 2,145 persona të infektuar me Covid-19.
1,909,453 është numri total i të prekurve me koronavirus në botë, si dhe janë regjistruar 118,504 viktima.
Top Channel