Gjykata e Apelit në Durrës shpërfill vendimin e KLGJ-së, seancë gjyqsore nesër kundër OSHEE-së

13/04/2020 22:34

Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur që të zhvillojë një seancë në kundërshtim me vendimin e KLGJ ku për shkak të situatës së CoVid-19 janë anuluar të gjitha seancat deri më 22 prill 2020.

Në një moment kur i gjithë vendi është mbërthyer nga pandemi Koronavirus, gjyqtari Desart Avdylaj planifikon të zhvillojë procesin gjyqësor ndaj OSHEE, në një sallë ku minimalisht pritet të jenë të pranishëm 30 persona, duke u kthyer kështu në një rrezik për përhapjen më tej të pandemisë.

Gjithashtu ky gjyq me vlerë mbi 200 milion lekë vjen në një kohë kur ky institucion ka ulur me 30% pagat e punonjësve për shkak të situatës.

Top Channel