Sulmet ndaj mediave dhe reporterëve në protestë, Asociacioni i Gazetarëve dënon klimën armiqësore dhe intimidimin
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj me anë të një lidhje skype foli në Open në Top Channel ku tregou për masat e qeverisë për të shpëtuar ekonominë shqiptare nga kolapsi. Denaj tha se janë 176 mijë persona që marrin 40 mijë lekë të paketës së dytë.
Çfarë do të bëhet me biznesin e madh? Cilat janë masat që do merren?- e pyeti Eni Vasili.
“Për biznesin e madh do të shtyhet tatim fitimi deri vitin tjetër. Këtu futen nuk përfshihen të gjithë bizneset. Bizneset si fasoneritë, turizmi dhe call center-at janë bizneset përfitues. Edhe për biznesin e vogël është bërë shtyrja e tatimin fitimit deri vitin tjetër”- tha Denaj.
Top Channel