17.489 viktima nga Covid-19/ Spanja “liron” masat kundër pandemisë, do lejojë qytetarët të …
13/04/2020 18:03
Autoritetet spanjolle njoftojnë se do të lejohet që disa punëtorë, të fillojnë të kthehen në punët e tyre, por ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, tha se qeveria do të ketë kujdes me lehtësimin e masave tjera.
“Ne nuk jemi në gjendje të përcaktojmë datat kur izolimi mund të përfundojë”, tha ai një konference për media në Madrid.
Qeveria spanjolle, në përpjekje për të rihapur ekonominë, ka lejuar punëtorët të kthehen në vendet e punës në fabrika dhe sektorin e ndërtimit.
Por, dyqanet dhe shërbimet me pakicë duhet të qëndrojnë të mbyllura dhe ata që punojnë në zyre, duhet të vazhdojnë të punojnë nga shtëpitë.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë është mbi 17 mijë persona.
Top Channel