Të pasurit e botës/ Thirrje për të dhuruar më shumë

12/04/2020 01:43

Njerëzve më të pasur në botë po i kërkohet të dhurojnë sa më shumë që munden në përpjekjen globale për të luftuar pandeminë e koronavirusit dhe për të ndihmuar miliona njerëz në të gjithë globin, jetët e të cilëve tashmë janë zhytur në krizë nga Covid-19.

Disa miliarderë, mes të cilëve themeluesi i Microsoft, Bill Gates dhe bashkëthemeluesi i Twitterit, Jack Dorsey, kanë premtuar pjesë të mëdha të pasurive të tyre për të financuar gjetjen e zgjidhjeve për krizën.

Por, të tjerë pjesëtarë të elitës së të pasurve janë kritikuar se kanë dhuruar vetëm shuma të vogla ose fare për të adresuar emergjencën më të rëndë të shëndetit publik të regjistruar ndonjëherë që pritet të shkaktojë edhe një krizë ekonomike në përmasat e depresionit të madh të viteve 1930.

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe njeriu më i pasur i botës, ka dhuruar 100 milionë dollarë një organizate bamirësie në Amerikë, që menaxhon një rrjet prej 200 bankash ushqimi.

Sidoqoftë, kritikët thonë se donacioni prej 100 milionë dollarësh i Bezos, përfaqëson më pak se 0.1 për qind të pasurisë së tij prej 123 miliardë dollarësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA