![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/71393134_1004_sd-800x450.jpg)
11/02 12:45
Për herë të parë në historinë amerikanë, 50 shtetet që përbëjnë vendin kanë shpallur gjendjen e emergjencës si pasojë e pandemisë Covid 19.
Shtetet e Bashkuara tashmë kanë kaluar 20 mijë viktimat për shkak të pandemisë së koronavirusit, ekzaktësisht 20.580, duke kaluar Italinë në këtë renditje të hidhur e cila numëron 19.468 viktima.
Me firmën e presidentit Trump për shtetin e Wyoming, tashmë për herë të parë në historinë amerikane të 50 shtetet që përbëjnë vendin kanë shpallur gjendjen e emergjencës.
Në 24 orët e fundit, viktimat totale në SHBA kanë qenë 1,920, në ulje nga dita e mëparshme. 533,115 raste me të infektuar numërohen deri më tani.
Top Channel