Pashkët “në kohë koronavirusi”/ Si rrallë herë Katedralja e Shën Palit e boshatisur gjatë meshës

12/04/2020 15:06

Besimtarët e krishterë sot kanë festuar Pashkët në një kohë jo të zakonshme për vendin dhe për botën për shkak të koronavirusit.

Arqipeshkvi Imzot George Frendo paraditen e sotme në Katedralen e Shën Palit drejtoi meshën për mesazhin e ngjalljes së Jezusit për Pashkët.

Ndryshe nga herët e tjera Katedralja ishte e boshatisur për shkak të masave të distancimit të ndërmarra për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Në fjalën e tij, Frendo u shpreh se nuk duhet të lejojmë që virusi të kufizojë dhe drejtojë jetën tonë dhe se kjo situatë duhet të shërbejë si një shkollë, pasi njerëzit sipas tij janë viktima e materializimit dhe konsumizmit.

FOTO GALERI
27/32

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA