Pilotët e Formulës 1, përfituan 365 milion dollarë vetëm paga në këtë sezon, i 3-ti më i paguari kampioni i botës, Norris…Hamilton 2-ti 12/12 16:38
Legjenda britanike e Formula 1, Sir Stirling Moss ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare pas një sëmundje të gjatë.
Ai konsiderohet si njëri prej pilotëve më të mëdhenj në historinë e Formula 1, edhe pse nuk fitoi asnjë Kampionat Botëror. Moss u tërhoq nga jeta publike në janar të vitit 2018 për shkak të problemeve shëndetësore.
Ai i kaloi 134 ditë në spitali pas një infeksioni në gjoks, i cili i ishte paraqitur gjatë pushimeve në Singapor në dhjetor të vitit 2016.
Kishte fituar 16 prej 66 garave nga vitit 1951 deri në 1961 si dhe kishte zënë katër herë vendin e dytë në Formula 1.
Top Channel