Mediat britanike: Manchester City gati të paguajë klauzolën për Lautaron

12/04/2020 16:51

Lautaro Martinez po bën një sezon mjaft të mirë nën urdhrat e Antonio Contes dhe jo më kot kërkohet me ngulm nga Barcelona, që synon të krijojë të njëjtën dyshe sulmi si në kombëtaren e Argjentinës, bashkë me Lionel Messin.

Sulmuesi ika një klauzolë largimi prej 111 milionë eurosh, të vlefshme në dy javët e para të korrikut, por Barcelona po negocion me Interin, që pjesën më të madhe të shumës ta paguajë nëpërmjet kartonëve të lojtarëve të tjerë.

Megjithatë “Daily Mail” në Angli raportoi sot se edhe Pep Guardiola po ndjek me vëmendje ecurinë e sulmuesit argjentinas dhe u ka kërkuar drejtuesve blerjen e tij gjatë merkatos së verës, për t’i besuar majën e sulmit.

Po sipas medias britanike, drejtuesit e Manchester Cityt janë gati të paguajnë 111 milionë euro në arkat e Interit për të marrë Lautaro Martinezin, por gjithmonë nëse do t’ia dalin të fitojnë pafajësinë dhe të drejtën për të luajtur në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA