Mbi 1,7 milion të infektuar me koronavirus në botë, mbi 400 mijë të shëruar

12/04/2020 13:36

Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 1.7 milion përkatësisht 1,780,903 dhe pritet të rritet nga ora në orë.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta dhe nuk kanë kryer analiza.

Ndërkohë sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins deri më tani koronavirusi ka shkaktuar 108,838  viktima në të gjithë botën.  Nga ana tjetër deri në këto momente në të gjithë botën janë shëruar 404,497 persona.

Së fundmi janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë kthyer në vatrën më të nxehtë të CoVid-19 ku  kanë numrin më të madh të të prekurve, 533,115, të pasuara nga Spanja, Italia dhe Anglia.

SHBA deri më tani ka numrin më të madh të viktimave, 20,580, duke tejkaluar Italinë ku numërohen 19,468 persona të vdekur, dhe pas Italisë vendi tjetër më i prekur është Spanja me 16,606 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA