I dyshuar për vrasjen e një të riu në Cardiff, në vitin 2010, Mohamed Ali Egi është shtuar në listën të arratisurve më të kërkuar të Evropës.
Ali Egi u arratis drejt Indisë para se të akuzohej dhe arrestohej për vrasjen makabër të 17-vjeçarit Aamir Siddiqi, i cili u qëllua me thikë në shtëpinë e tij, gabimisht!
Në një deklaratë, 10 vite pas krimit, Policia e Uellsit tha se oficerët po vazhdojnë të punojnë me Europol, Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe agjencitë ndërkombëtare në gjurmim të 42-vjeçarit Ege.
17-vjeçari, Aamir u vra në zonën e Roath të Cardiff, pasditen e 11 prillit në vitin 2010.
Një foto e Ege, i cili i shpëtoi arrestimit në Indi në vitin 2017 ndërsa ishte në pritje të ekstradimit, është shtuar në faqet e internetit të Europol, ku bashkangjitur vjen një deklaratë ku thuhet se ai mund të ketë ndryshuar pamjen e tij.
Top Channel