25/11 07:31
“Unë ju kam borxh jetën time”, kështu mësohet të jetë shprehur kryeministri i Britanës së Madhe, Boris Johnson për mjekët që i shërbyen në luftën e tij kundër CoVid-19.
Johnson tashmë është në një gjendje më të mirë shëndetësore pasi tre ditë ai qëndroi në kurim intensiv. Tashmë sipas mediave në Angli thuhet se ai e ka kaluar rrezikun, ndërkohë që nuk i ka kursyer lëvdatat për shërbimin mjekësor.
Boris u tha miqve se kujdesi që kishte marrë ishte “shembullor” dhe shtoi: “Unë nuk mund t’i falënderoj sa duhet. Ua kam borxh jetën time”.
Top Channel