Besimtarët shënojnë Pashkët nën hijen e koronavirusit

12/04/2020 14:51

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi u rrit në 20,600, me mbi 530 mijë të infektuar.

Të dielën, katolikët amerikanë po i festojnë pashkët si asnjëherë tjetër, në distancim social, përmes alternativave online dhe televizionit, madje edhe brenda automjeteve në vendparkimet pranë kishave.

Guvernatorët dhe autoritetet shëndetësore kudo në vend u kanë bërë thirrje njerëzve të shmangin grumbullimet nëpër kisha. Në të gjithë botën, numri i të infektuarve është rreth 1.8 milionë dhe 108 mijë kanë vdekur.

Në lutjen e tij të Pashkëve, Papa Françesku bëri thirrje për solidaritet global në përballjen me koronavirusin dhe pasojat e tij ekonomike. Ai bëri thirrje gjithashtu për zbutjen e sanksioneve ndërkombëtare, për ndihmë ndaj vendeve të varfëra që të paguajnë borxhin dhe për armëpushime në të gjitha konfliktet.

Ndërkohë, Kryeministri britanik Boris Johnson komentoi për herë të parë pas daljes nga kujdesi intensiv i spitalit ku po trajtohej për COVID-19, duke thënë se ia dedikonte jetën personelit mjeksor. Qeveria e tij është nën presionin në rritje për të shpjeguar se përse numri i të vdekurve nga koronavirusi po rritet me shpejtësi./VOA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA