Antoneta i “mbylli derën”, Mareni konkurenti i radhës që largohet nga Përputhen

12/04/2020 16:39

“E Diell” e këtij sezoni padyshim që ka qenë një surprizë e bukur për publikun. Emisioni konsiston në disa rubrika dhe një ndër më të preferuarat është “Përputhen”. Për të gjithë ata që nuk e kanë ndjekur, rubrika  ka në fokus takimet mes një djali dhe një vajze, me qëllimin përfundimtar krijimin e një çifti. Janë tre vajza dhe secila prej tyre, çdo javë, zgjedh njërin nga tetë djemtë për t’u njohur.

Antoneta, është njëra nga vajzat e cila ka marrë më së shumti vëmendjen e djemve, njëri prej tyre është dhe Mareni. Mirëpo, kohet e fundit ai ka pasur disa probleme familjare dhe nuk ka qenë i pranishëm në emision. Ndërsa sot, ai i kërkoi një përgjigje Antonetës, nëse ajo kishte interes për ta njohur atë, ose në të kundërt i duhej të largohej nga ky format.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se Antoneta është e fokusuar më së shumti nga pamja e jashtme dhe atë e ka lënë paksa në hije, edhe pse Mareni, pretendon se e ka shprehur hapur pëlqimin për Antonetën dhe besnikërinë ndaj saj. Këto fjalë mesa duket Antoneta i perceptoi si një sulm dhe u shpreh se i duhej kohë të mendohej për propozimin e tij.

Pra, a ka apo jo interes për të njohur atë. Por pas insistimit të Nevinës, (drejtuese e rubrikës) që përgjigja duhej të jepej menjëherë, Antoneta i “mbylli derën” Marenit në lidhje për një vazhdimësi së bashku. Pra Mareni u bë konkurrenti i radhës që largohet nga kjo rubrikë, pas Enos, Erikut dhe Denardos më herët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA