Një guvernator në SHBA ka këshilluar dje qytetarët e tij të përdorin kallij misri në vend të letrës higjenike, pasi blerjet e panikut nga koronavirusi po shkaktojnë mungesa të mallrave bazë.
Guvernatori i Arkansas, Mike Huckabee, i njohur për deklarata origjinale, komentonte: “Ata prej nesh që janë nga jugu rural e dinë si ta zgjidhin mungesën e letrës higjenike. Hani më shumë misër në kalli! Misri nuk është i rëndësishëm por kallijtë e zbrazur janë falas dhe funksionojnë mirë! (vetëm mos i hidhni në tualet më pas!) S’ka problem për ndihmën!”
Komenti Huckabee në rrjetet sociale është shpërndarë me mijëra herë dhe reagimet ndaj sugjerimit shfaqnin si përçmim ashtu dhe vlerësim për atë që quanin logijkë e thjeshtë.
Idea e guvernatorit republikan vjen teksa letra higjenike është një nga artikujt e preferuar të blerësve të panikut, ndërsa radhë të gjata shiheshin sot në dyqanet e mëdha ekonomike në SHBA.
Huckabee ka qenë dhe më parë në faqe të para të gazetave, si në rastin kur tha se të drejtat e LGBT përbëjnë ‘kërcënim të madh’ për moralin amerikan. Ai ka krahasuar gjithahtu abortin me Holokaustin dhe ka bërë komente të kontestura për fenë islame.
Top Channel