“Ne do t’ia dalim…” Manastirliu publikon foton dhe mesazhin e veçantë të infermierëve tek Infektivi

11/04/2020 17:25

TIRANË-  Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar një foto nga personeli mjekësor në spitalin Infektiv ku po kurohen të prekurit me Covid-19 në vendin tonë.

Krahas fotos Manastirliu ka bërë edhe një falenderim për bluzat e bardha.

“Një përshëndetje të përzemërt nga infermierët e Shërbimit Infektiv në QSUT. Faleminderit që na mbështesni në këto ditë të vështira”.

Më gëzoi pa masë kjo fotografi dhe ky mesazh inkurajues nga ekipi i jashtëzakonshëm i #infermierëve të spitalit infektiv, që meritojnë #RESPEKT të thellë për mënyrën se si po përballen me armikun e padukshëm #covid19 në shërbim të pacientëve #JemiMeJu
#BashkëJaDalim” shkruan ministrja Manastirliu.

Top Channel