Bllokada e epidemisë; Mafia në Itali rrit influencën duke ndihmuar familjet në nevojë

11/04/2020 19:29

Me zgjatjen e bllokadës së koronavirusit po shtohet frika e trazirave sociale në Itali dhe autoritetet paralajmërojnë se Mafia po shfrytëzon pandeminë për të rifituar kontrollin ndaj banorëve.

Në një investigim të britanikes Guardian thuhet se Mafia ka nisur të shpërndajë ndihma në ushqime për qytetarët pa para, gjatë gjendjes së emergjencës së koronavirusit.

Nicola Gratteri, hetues antimafia në prokurorinë e Catanzaro në Siçili, tha: “U bënë një muaj që dyqanet, kafet e restorantet janë mbyllur. Ka miliona njerëz që punojnë në zonën gri, mes të bardhës e të zezës dhe prej një muaji nuk kanë marrë asnjë të ardhur. Qeveria është duke lëshuar të ashtuquajtura kupona ushqimi por nëse ata nuk ndihmojnë shpejt këto familje në nevojë, ky shërbim do të kryhet nga mafia, duke vendosur kontrollin e tyre në jetën e njerëzve”.

Teksa trazirat sociale po nisin të duken në horizont, edhe ministrja e brendshme Luciana Lamorgese, kishte të njëjtin opinion: ‘‘Mafia mund të përfitojë nga rritja e varfërisë, duke ndërhyrë me rekrutime të njerëzve në organizmin e saj”.

Qeveria italine ka caktuar 400 milionë euro për kuponat e ushqimit për njerëz të mbetur pa para gjatë kufizimeve të koronavirusit. Sipas shtypit vendas dyqanet kanë raportuar dhe njerëz që largohen pa paguar ose duke u bërë presion dyqanxhinjve t’u japin mallrat veresie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA