Nëse gjatë pandemisë keni parë ëndrra të çuditshme, nuk jeni të vetmit. Këto kohë hashtagu #pandemicdreams është kthyer në më të përdorurat në “Twitter”. Përdoruesit e aplikacionit, ndajnë me njëri-tjetrin ëndërrta e tyre gjatë kësaj periudhe. Ndodh që ëndrrat janë të përbëra nga vrasjet, vdekjet, frikë dhe botë të reja të çuditshme. Por edhe nga momente të lumtura dhe të gëzuara.

Sipas ekspertëve, këto reagime të fshehta janë normale. Mënyra e trurit tonë për të kuptuar informacionin stresues që marrim gjatë ditës, mund të shfaqet në formën e një makthi teksa flemë, thonë studiuesit.

“ Kjo pandemi është diçka që njerëzit kurrë nuk e kanë përjetuar më parë. Ndaj është mëse normale që ëndrra që lidhen me këtë pandemi të shfaqen teksa ata flenë”, tha eksperti i mjekësisë Dr. Meir Kryger.

Top Channel