Publikohen pamjet/ Brenda ‘spitalit fluturues’ të ushtrisë gjermane, mori pacientë të prekur me Covid-19 nga Italia

10/04/2020 19:13

GJERMANI- Edhe shteti i Gjermanisë është goditur ndjeshëm nga koronavirusi ku deri më tani janë shënuar 2,607 viktima. Ndërkohë autoritetet vendase kanë rritur gatishmërinë në spitale për të përballuar fluksin.

Më  fund të Marsit një avion Airbus A-310 “Medevac” i Forcave Ajrore Gjermane transportoi disa pacientë me COVID-19 nga Bergamo, Itali në Aeroportin e Këlnit për të marrë trajtimin e coronavirusit në Gjermani.

Ajo që ra në sy ishte se Airbus A-310 “Medevac” që transportonte gjashtë pasagjerët e koronavirusit ishte si një spital i vërtet kundër CoVi-19. Brenda tij janë gjashtë shtretër të kujdesit intensiv dhe hapësirë të mjaftueshme për të transportuar deri 38 pacientë “të shtrirë”.

Ndërkohë pritet që më shumë pacientë italianë të mbërrijnë në Gjermani për tu kuruar nga CoVid-19.

“Çdo ndihmë përtej kufijve është tani e rëndësishme”, shkruajti ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer.

FOTO GALERI
8/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA