Pashkët në kohë koronavirusi, Basha: Mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat

10/04/2020 20:35

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një statusi në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve t’i luten Zotit të lehtësojë këtë sprovë të madhe të përballjes me koronavirusin.

Gjithashtu Basha ka theksuar se duhet të lutemi këtë të premte që mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat tona dhe të na udhëzojë e mbushë me dashuri e besim në rrugën e sprovës drejt normalitetit dhe lirisë.

“Dy ditë përpara të dielës së Pashkëve, në këtë të premte të veçantë të sakrificës dhe dhimbjes, le të bashkohemi në një lutje të përbashkët: t’i lutemi Zotit të na e lehtësojë këtë sprovë të madhe që po kalojmë si familje, si vend dhe si komb, dhe të na japë durim dhe fuqi për të dalë më të fortë prej saj.

Sjelltë heshtja e kësaj të premte ndriçim dhe meditim për secilin prej nesh, për atë çfarë mund të bëjmë më mirë. Të lutemi në këtë të premte që mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat tona dhe të na udhëzojë e mbushë me dashuri e besim në rrugën e sprovës drejt normalitetit dhe lirisë.” shkruan Basha.

Top Channel