Kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi mund të rrisë varfërinë globale duke bërë që më shumë se një gjysmë miliardi njerëz ta gjejnë veten në kushte ekstreme.
Paralajmërimi vjen nga një studim i Kombeve të Bashkuara për koston financiare dhe njerëzore të pandemisë. Kjo do të ishte hera e parë që varfëria do të shënonte rritje në shkallë globale, në 30 vitet e fundit, sipas raportit.
Përfundimet vijnë para takimeve të rëndësishme të bankës botërore, fondit monetar ndërkombëtar dhe ministrave të financave të G20, javën e ardhshme. Studimi është kryer nga ekspertë të King’s College në Londër dhe universitetit kombëtar australian. Kriza ekonomike ka gjasa të jetë akoma më e rëndë se ajo e shëndetit – thonë ekspertët.
Raporti, që vlerëson një rritje prej 400 deri në 600 milionë të numrit të njerëzve të zhytur në varfëri në të gjithë globin, thotë se pasojat e mundshme të virusit përbëjnë një sfidë të madhe për objektivin e kombeve të bashkuara për ti dhënë fund varfërisë deri në vitin 2030. Në kohën kur pandemia të prekë gjysmën e popullatës prej 7.8 miliardë banorësh të botës, njerëzit mund të jetojnë në varfëri.
Rreth 40 për qind e të varfërve të rinj mund të përqendrohen në Azinë Lindore dhe paqësor, me një të tretën në Afrikën Sub Shariane apo Azinë jugore. Më herët këtë javë, më shumë se 100 organizata globale kërkuan që pagesat e borxheve të zerohen për këtë vit, për vendet në zhvillim, 135 ka do të mundësonte injektimin e 25 miliardë dollarëve para kesh në ekonomitë e tyre.
Top Channel