“Një buqetë lamtumire…” Koronavirusi i merr jetën mësuesit shqiptar në Çikago

09/04/2020 17:09

Jani Depo, me origjinë nga Sinica e Devollit, por që prej 20 vjetësh jetonte në Çikago, ishte një nga viktimat e fundit të virusit të rrezikshëm që ka pushtuar botën.

Mes dhimbjesh, njoftuan këtë lajm të trishtë bashkëshortja e tij, Arthimija si dhe tre vajzat: Mirela, Albana dhe Edlira. I shtruar prej prej 12 ditësh në spital, nuk mundi ta përballojë sëmundjen 86 vjeçari, Jani Depo. Kishte pasur edhe probleme të tjera shëndetësore si në zemër e mushkëri, të cilat ia rënduan gjendjen. Ndarja e tij nga jeta, pikëlloi jo vetëm familjen por edhe plot miq e shokë. Trishtoi gjithë sinicarët në Shqipëri e nëpër botë, të cilët i shprehën ngushëllimet familjes. Trishtim të veçantë ndien ish nxënësit e tij të shumtë, të cilëve ai u kishte dhënë mësim, pasi mësuesi është prindëri i dytë për nxënësin.

Jani ishte i pari ndër pesë fëmijët që kishin prindërit . Babai i tij, Llambi, i la jetim kur Jani ishte 16 vjet dhe iu desh të mbajë peshën e gjithë familjes. Pasi studioji për mësuesi Tiranë, filloi rrugën e gjatë e tij si mësues e cila vazhdoi 37 vjet. Ajo ze fill në fshatrat Dunicë dhe Slabinjë të Pogradecit. Më pas në Bradvicë, duke vazhduar në Menkulas e Miras të rrethit të Devollit, ku në këto dy shkolla ka qënë drejtor. Rruga e mësuesisë mbyllet në vendlindje, në Sinicë, ku dha mësim 19 vjet, deri sa doli në pension në vitin 1989. Në Sinicë ka dhënë mësim edhe bashkëshortja e tij, Arthimija. Të dy e lidhën jetën me arsimin. Janë me qindra nxënësit që mësues Jani i ka dhënë mësim. Ata e kujtojnë për përkushtimin e tij, për dashurinë që kishte për ta, për dijet që u dha. I janë mirënjohës mësuesit të tyre, pasi dija është “pashaportë” në rrugën e jetës. Në atë “pashaportë” diturie, krahas mësuesve të tjerë, është edhe emri i mësues Janit.

Në vitin 2000, ai vjen në Çikago bashkë me familjen. Në këtë qytet kishte plot familje me origjinë nga Sinica e Qyteza, pasi ka qënë qendra kryesore e emigracionit të këtyre dy fshatarve të Devollit. Edhe këtu ai nuk ndenji mbyllur në shtëpi. Takohej me miq e shkokë ku flisnin për vëndlindjet e tyre e për Shqipërinë, pasi atdheu është vendi ku robërohet shpirti. Librin e lapsin nuk e hiqte nga dora. Vajza e tij Edlira, tregon se ai lexonte, shkruante dhe bënte reçenca për librat e shokëve.

Mësonte mbesave e nipit të shkruanin e të lexonin gjuhën e bukur shqipe, i mësonte këngë e valle shqiptare. Bashkëfshatari i tij në Çikago, Perikli Sulari, tregon se për disa vjet me radhë Jani ishte në kryesinë e Shoqatës Sinicare “Përparimi”, e cila si mision kryesor ka patur dhe ka ndihmën për vendlindjen. Jani qe një nga veprimtarët kryesorë të saj. Kjo shoqatë ishte krijuar para 90 vjetësh nga emigrantët sinicarë të Amerikës dhe e kishte qendrën në Çikago. Veprimtaria e saj u përtëri pas viteve ’90, kur aty erdhën edhe disa familje sinicare. Mitropoliti Ilia Ketri me origjinë nga Sinica por i lindur e ritur në Amerikë e që ka shërbyer disa vjet në kishën e Shën Kollit në Çikago, thotë se Jani ishte një nga besimtarët më të regullt të kishës. Më bënin përshtypje njohuritë dhe kultura e tij. Këto i kam vënë re në bisedat me të si dhe në fjalën e mbajtur prej tij në 65 vjetorin e shkollës fillore dhe 40 vjetorin e shkollës 7 vjeçare së Sinicës, fjalë e cila është pasqyruar e plotë ne librin e Perikli Sularit për Sinicën, thekson Hirësi Ilia. Ish nxënësi dhe e pastaj kolegu i tij në shkollën e Sinicës, Stavri Dimashi, thotë se Jani ishte një mësues e koleg shëmbullor dhe i kudondhur për fshatarët, në gëzime e hidhërime.

Ai ishte edhe një bashkëshort e prind shëmbullor. Tok me bashkëshorten, ritën dhe edukuan tre vajzat e tyre, të cillët vazhduan studimet dhe u bënë njëra më e mirë se tjetra. Për Jani Depon, mund të flitet shumë. Por, më tepër se unë, kanë folur bashkëfshatarët e miqtë e tij si dhe ish nxënësit në mesazhet e shumta të ngushëllimit e vlerësimit për figurën e tij. Në këto kohë virusi, kur njerzit janë të ngujuuar, nuk do t’i jepet dot lamtumira e fundit, ashtu siç e ka zakoni shqiptar. Le të jenë këto radhë një buqetë lamtumire për mësues Jani Depon. Ngushëllime bashkëshortes Arthimi dhe tre vajzave: Mirela, Albana e Edlira, vëllait Koci, nipit e mbesave! U prehtë në paqe mësues Jani! Marrë nga: Illyriapress

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA