Covid-19 solli pasoja serioze për prodhimin bujqësor. Në mungesë të tregut, fermerët u detyruan të hidhnin prodhimet e tyre në kanal!

Por nga sot, kjo situatë do të ndryshojë. Kosova do të presë 300 ton perime nga Myzeqeja. Me pas në shtetet e tjera të Rajonit.

Ky është Mondi, ai kultivon domate turke rozë, sot për të është një ditë e mire pasi ai ka siguruar tregun e prodhimit bujqësor. Fermerët thonë se në kohën e koronavirusit kanë nevojë për mbështetje, me qellim që mundi i tyre prej një viti të mos shkoj dëm.

Do të jenë pikat e grumbullimit ato që do të çojnë produktet shqiptare në Ballkan. Për t’i ardhur ne ndihmë fermerit, grosistët nuk do të fitojnë para nga kjo tregti.

Në pikat e grumbullimit dhe sera fermerët më parë duhet të kujdesen për shëndeti e tyre duke përdorur masa mbrojtëse gjatë pune si maska dhe doreza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA