Fabjola është maturante dhe po has vështirësi në javën e pestë të mbylljes së shkollës. Së bashku me vëllain e 2 motrat e tjera kanë në përdorim një telefon.

‘Nuk kam pasur mundësi të dorëzoj detyrat në kohën e caktuar në pamundësi sepse s’kam patur internet’

Mësimi online nuk është i panjohur te ne. Në vitin 2015 nga gjimnazi Sami Frashëri kryeministri Edi Rama prezantoi projektin e digjitalizimit, mësimin përmes tabletave, që e quajti një transformim historik për arsimin e që deri në 2018 kjo metodë mësimdhënie do të shtrihej në të gjitha shkollat e sistemit parauniversitar, por pandemia Covid-19 tregoi se kjo metodë nuk ka funksionuar e mësimi po zhvillohet edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ministria e arsimit në vitin 2014 shpenzoi 3.5 milionë euro për të blerë rreth 5800 tableta për të shndërruar 120 klasa në inteligjente apo digjitale në 60 shkolla të vendit. 17 shkolla në vendet rurale dhe në 43 shkolla në zonat urbane.

Nga verifikimet që kemi bërë në 2017, kjo shkollë që është këtu dhe 59 shkollat e tjera nuk kishin asnjë klasë digjitale. Nuk funksionuan për shkak të infrastrukturës.
Tabletat do të mundësonin klasat virtuale edhe jashtë shkollës e në këtë mënyrë nxënësit sot do ishin familjarizuar me këtë formë të mësimit në kushtet e shtëpisë.

Por në mungesë të tyre nxënësit, kryesisht në periferi përpiqen me mundësitë e tyre të mos humbasin detyrat që mësuesit u dërgojnë në whatsapp. Nxënësen e klasës së tetë të shkollës së Kusit, Aleksandra Barziun e gjetëm duke ndihmuar xhaxhain në sera, pasi kishte mbaruar mësimet.

-Ti ke internet në shtëpinë tënde?

Jo s’kam. Vij te xhaxhi se te shtëpia ime nuk kap se është shumë larg.

Nganjëherë që ikin dritat e s’mund ti bëj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA