Pamjet/ Rusia ndërton për një muaj spitalin $100mln të koronavirusit teksa Putin paralajmëron se më e keqja nuk ka ardhur

08/04/2020 19:14

Rusia po hap një spital të ri emergence për epideminë e koronavirusit që e ndërtoi në më pak se një muaj.

Pamjet e para tregonin se si rreth 100 000 punonjë punuan pandalim për ndërtimin rekord të impjantit të ri në Moskë, që është më i madhi nga 18 spitale të posaçme që po ndërtohen në të gjithë Rusinë prej krizës së Covid-19, dhe i vetmi që nuk është ndërtuar nga ushtria.

Rreth gjysma e shtretërve do të jenë njësi të terapisë intensive pasi presidenti Putin ka paralajmëruar se më e keqja e virusit në Rusi nuk ka ardhur ende.

Spitali Voronovskaya me 656-shtetër tani po punëson mjekë me rroga të shtuara që do të punojnë dhe jetojnë aty në blloqet e fjetinave të ndërtuara.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin tha: “Tani po nisim punimet përfunduese dhe instalimin e pajisjeve mjekësore”.

Numri i të prekurve në Rusi arriti sot në 8,672, ndërsa vdekjet 63, thanë autoritetet.

Ndërsa Putin paralajmëroi se maja e infeksioneve është ende për të ardhur.

“Ne po monitorojmë situatën dhe po marrim nga eksperienca pozitive e negative e vendeve të tjera. Duhet të pranoj se piku i epidemisë nuk ka kaluar ende. Është shumë e rëndësishme të mos përsërisi gabime të vendeve të tjera. Ne duhet të mësojmë e të nxjerrim konkluzione bazuar në qëndrimin e stafit mjekësor e shkencor”, tha presidenti.

Rusia është me pushime të detyruara deri në fund të prillit.

FOTO GALERI
1/8
Në spitalin e ri pritet të vijnë kryesisht “pacientë elitarë” koronavirusi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA