“Mos na quani heronj, por…” Infermierja 21-vjeçare firmos testamentin e vdekjes

08/04/2020 23:05

Një infermiere 21-vjeçare ka firmosur testamentin e saj pasi është në vijën e parë të luftës kundër CoVid-19, pasi siç ajo pranon, ekziston mundësia që të preket dhe të humbë jetën nga virusi.

Emri i 21-vjeçares është Kate O’Flaherty nga Dublini dhe ndërsa po shërben në luftën kundër Covid-19 ka menduar që të lejë edhe një mundësi që të gjendet nëse do të sëmuret nga Covid-19.

Në një letër të hapur 21-vjeçarja shkruajti: “Është një kohë e tmerrshme për të gjithë ne, ku edhe  punonjësit më me përvojë nga ne po mësojnë diçka të re. Vitin e kaluar, infermierët ishin në grevë pa dobi. Këtë vit, ne po konsiderohemi heronj. Ne nuk duam që ju të na quani heronj. Ne duam që ju të luftoni me ne, të siguroheni që infermierët, të marrë trajtimin dhe pagën që meritojnë. Ne kemi nevojë për të gjithë që të luftojmë së bashku.”

Ndërkohë në Britaninë e Madhe vijon të rritet numri i të vdekurve nga covid-19.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA