11/01 07:43
Karantina po i rikujton edhe njëherë Cristiano Ronaldos e partneres së tij, Georgina Rodriguez, se sa shumë e duan dhe kujdesen për njëri-tjetrin.
Pasi pamë në Instagramin e saj modelen 26 vjeçare duke qethur yllin e Juventusit, këtë herë çifti i famshëm e kanë treguar në një tjetër mënyrë afrimitetin e tyre.
Futbollisti i famshëm dhe bukuroshja argjentinase janë stërvitur sot bashkë. Teksa Georgina bënte vrap, Cristiano mbante telefonin dhe e filmonte, dhe e anasjellta.
“Partnerja ime e bukur e stërvitjes,” shkruan CR7 në videon e publikuar në Instagramin e tij.
Top Channel