Pavarësisht “shenjave pozitive” nga disa vende, është shumë herët për të liruar masat e ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit” tha të mërkurën zyra e Organizatës Botërore të Shëndetit.
“Tani nuk është koha për të qetësuar masat,” tha drejtori rajonal i WHO për Evropën, Hans Kluge, në një konferencë shtypi.
“Është koha për të dyfishuar dhe trefishuar përpjekjet tona kolektive për të ecur drejt shtypjes me gjithë mbështetjen e shoqërisë.”
Kluge u bëri thirrje “të gjitha vendeve” të forcojnë përpjekjet e tyre në tre fusha kryesore.
Së pari, mbrojtja e punonjësve të shërbimit shëndetësor, përfshirë trajnimin dhe sigurimin që ata kanë strukturat e nevojshme mbështetëse.
Së dyti, autoritetet duhej të përqëndrohen në ndalimin dhe ngadalësimin e përhapjes së COVID-19 duke përdorur masa shëndetësore publike që synojnë ndarjen e “njerëzve të shëndetshëm nga rastet e dyshuara dhe të mundshme”.
Së treti, qeveritë dhe autoritetet duhet të komunikojnë vazhdimisht me komunitetet për t’i bërë njerëzit të jenë në përputhje me “masat e tanishme dhe të mundshme në të ardhmen”.
Disa vende evropiane kanë njoftuar planet për të filluar lehtësimin e masave kufizuese të paraqitura për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
WHO Europe raportoi se gjithsej 687,236 raste të konfirmuara ishin raportuar në të gjithë kontinentin, me 52.824 vdekje.
Top Channel