Një doktoreshë dhe bashkëshorti i saj janë vrarë nga i dashuri i bijës së tyre në atë që prokurorët quajtën “ekzekutim brutal”.
Dr Beth Potter, 52 vjeçe, dhe Robin Carre, 57, u gjetën të vdekur më 31 mars në një liqen të vogël në kampusin e universitetit të Madison, Wisconsin, SHBA.
Ata ishin qëlluar në kokë dhe lënë të vdisnin, ne krimin qe ka tronditur qytezen e qete.
Ali’jah Larrue e Khari Sanford, të dy 18 vjeç, janë akuzuar si autorë të vrasjes makabre.
Dokumentet e gjyqit thonin se Dr Potter kishte një gjendje të vjetër të shëndetësore dhe trembej prej koronavirusit. Prandaj ato vendosën bijën e tyre dhe të dashurin e saj në një rezidencë veçmas pranë universitetit, për të cilën paguanin ata.
I dashuri i bijës së tyre Sanford, besohet se i ka vrarë në një tentativë grabitjeje. Ata ishin qëlluar nga prapa kokës. Çifti fatkeq la pas tre fëmijë në të njëzetat.
Vrasësit Sanford e Larrue përballen tashmë me burgim të përjetshëm teksa prokurorët besojnë se tentuan të grabisin çiftin pasi mësuan nga e bija se ishin të pasur.
Vrasjet kanë tronditur kolegët e Dr Potter në universitet, i cili është aktualisht i mbyllur prej epidemisë.
“Fjalët nuk mund ta shprehin dhimbjen tonë… humbja e Beth, do të na rëndojë shumë. Ajo ia dedikoi karrierën shëndetit të familjeve, grave dhe komuniteteve të paprivilegjuara, si dhe arsimimit të studentëve të mjekësisë”, tha kolegu William Shwab i Universitetit të Wisconsin.
Top Channel