CoVid-19 shënon sërish viktima në Greqi, për 24 orë infektohen 52 persona

08/04/2020 17:19

GREQI- Gjatë 24 orëve të fundit në shtetin fqinj janë shënuar 2 vdekje të tjera për shkak të koronavirusit.

Kështu numri total i viktimave që kanë ndërruar jetë pas infektimit me CoVid-19 ka shkuar në 83.  Sipas autoriteteve shëndetësore në të gjithë Greqinë janë 84 persona në terapi intensive dhe gjendja e tyre është jo e mirë.

Po kështu gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë shënuar 52 raste të reja të infektuar me covid-19, ndërsa gjithsej janë 1884.  Mosha mesatare e viktimave është 73-vjeç. Deri më tani në Greqi janë kryer 32500 teste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA