Austria sot është bërë vendi i parë që bëri me dije detaje të hollësishme për përfundimin e izolimit.

Në vend do të fillojnë të ri-hapen dyqanet e vogla që nga 14 prilli, derisa ato të mëdhatë më 1 maj, raporton Daily Mail.

Danimarka gjithashtu planifikon heqjen e kufizimeve pas Festës së Pashkëve. Megjithatë, vendi evropian ka tërhequr vërejtjen qytetarëve danez që të shmangin tubimet, e të mos udhëtojnë në trena dhe autobusë.

Ndërkohë, Gjermania është e gatshme të ri-hapë shkollat në baza rajonale dhe të lejojë një numër të kufizuar njerëzish nëpër restaurante, nëse shkalla e infeksionit vazhdon të jetë e ulët.

Të gjitha këto vende, së bashku me Spanjën dhe Italinë, kanë vërejtur shenja të përmirësimit në shifrat ditore, të cilat ofrojnë shpresë se kriza ka kaluar kulmin e saj.

Sidoqoftë, zyrtarët shëndetësorë në të gjithë Evropën paralajmërojnë se jeta nuk mund të kthehet ‘nga 0 në 100’ menjëherë dhe masa të konsiderueshme izolimi do të qëndrojnë në vend për të paktën disa javë të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA