Një djalë i lindur pa një pjesë të trurit të tij ka vdekur, njoftoi familja e tij, pasi mrekullisht kishte jetuar deri në moshën pesë vjeçare.

Jaxon Buell, nga Florida në SHBA kishte ndërruar jetë “paqësisht” më 1 prill, njoftuan prindërit e tij Brandon e Brittany.

Djali kishte lindur me një keqfunksionim të rrallë të trurit të quajtur Mikrohidranencefali, një anomali e rëndë e zhvillimit para lindjes.

Brandon tha se vdekja e Jaxon nuk kishte të bënte me koronavirusin dhe se vogëlushi tragjik kishte hyrë në gjendjen pa kthim prapa që kur organizmi i tij tregonte se nuk po avanconte më.

“Ai ndërroi jetë në krahët e mi i rrethuar nga prindërit e familja që e ngushëllonin dhe e përkëdhelnin në ditët e fundit të jetës,” tha ai.

Jaxon kishte më shumë se 200,000 ndjekës në Facebook teksa prindërit e tij ndanin historinë online.

Jaxon mundi shanset për të mbijetuar pas lindjes së parakohshme, kur prindërit vendosën të mos abortonin pas dallimit të gjendjes së tij në bark nga doktorët me ultratinguj.

“Ne mësuam se ai ishte djalë dhe kuptuam që kishte një problem në kokë”.

Doktorët thanë se truri i Jaxon kishte ndaluar zhvillimin disa javë pas ngjizjes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel