Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale
Bashkia Mat ka vendosur që të vendosë rrathë të verdhë nëpër vendet më të frekuentuara në qytet në mënyrë që qytetarët të ruajnë distancën.
Këtë e ka bërë të ditur bashkia nëpërmjet një postimi në Facebook.
Statusi:
Bashkia Mat, me anë të Ndërmarrjes së Shërbimeve ka vazhduar punën me vendosjen e rrathëve të verdhë si pikëqëndrimi për qytetarët në mënyrë që të mbajnë distancë nga njëri- tjetri në momentin e hyrjes në pikat e marketeve, dyqaneve, pikat e kompanive telefonike, Postës Shqiptare, farmacitë, pikat e bankave, etj.
Duhet të respektohet medoemos kjo distancë nga të gjithë qytetarët në mënyrë që të mos të jemi shkaktarë të përhapjes së infeksionit të mundshëm te njëri- tjetri.
Pranë këtyre pikave ka të pranishëm dhe efektivë të policisë për të kontrolluar zbatimin e mbajtjes së distancës të qytetarëve.
/Ariglon Pali/
Top Channel