Meta në Shkodër: Qëndroni në shtëpi/ Presidenti në Lezhë: Premtimet dhënë mjekëve duhen mbajtur

07/04/2020 15:15

Presidenti Ilir Meta vizitoi sot dy qytete të prekura me Covid-19. Në Shkodër dhe Lezhë kreu i shtetit foli për menaxhimi e situatës dhe u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Në Lezhë presidenti foli edhe për situatën e krijuar në urgjencën e spitalit rajonal të qytetit duke thënë se mendonte që çdo premtim i dhënë do të mbahej. Meta foli edhe për emigrantët që këto ditë i drejtohen kufirit grek për të ardhur në shtëpi.

“Duhet te merren masa per te realizuar karantinimin e tyre por apelojme qe te evitohet levizja ne kete periudhe por duhet te behet cdo perpjekje per ti ndihmuar ata”.

Top Channel