Merkel kërkoi bashkëpunim edhe më të ngushtë midis vendeve anëtare të BE-së për të luftuar pasojat politike dhe ekonomike të koronavirusit, por shprehu jo-gadishmëri për të mbështetur propozimin e Spanjës dhe Italisë për borxhin e përbashkët
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) po përballet me sfidën e saj më të madhe që nga themelimi për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Duke folur në një konferencë për media në Berlin, pas takimit të saj të “kabinetit të krizave”, Merkel kërkoi bashkëpunim edhe më të ngushtë midis vendeve anëtare të BE-së për të luftuar pasojat politike dhe ekonomike të koronavirusit, por shprehu jo-gadishmëri për të mbështetur propozimin e Spanjës dhe Italisë për borxhin e përbashkët.
“Kur ne u përballëm me kriza në të kaluarën, gjithmonë kam theksuar dhe vijoj të theksoj se Gjermania do të bëj vetëm të mirën në planin afatgjatë nëse Evropa e bën të mirën. Kjo kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se sot”, theksoi Merkel, duke hedhur poshtë kritikat se Gjermania nuk tregoi solidaritet me vendet e tjera anëtare të BE-së të prekura rëndë nga kriza e koronavirusit.
Ajo theksoi se përgjigja mund të jetë “vetëm një Evropë më shumë, një Evropë e fuqishme, një Evropë me funksionim të mirë, me të gjitha pjesët e saj, të gjitha vendet anëtare”.
Gjermania heziton për “lidhje të përbashkët të krizës”
Të dielën, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, u bëri thirrje udhëheqësve të BE-së që të harojnë një plan të ri Marshall për Evropën, të krijojnë një mekanizëm të ri të borxhit të përbashkët për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike dhe rindërtimin në vendet e prekura nga pandemia e koronavirusit.
Kancelarja Merkel, e cila gjatë ka kundërshtuar mbledhjen e borxhit me “lidhje të përbashkët të krizës”, nuk komentoi propozimin për “lidhjen e krizës së koronavisurit”, por sugjeroi përdorimin e Mekanizmit të Stabilitetit Evropian, tashmë ekzistues, për të mbështetur me linja krediti vendet si Spanja dhe Italia.
Ajo po ashtu mbështeti iniciativën e fundit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të mbështetur financiarisht kompanitë në vendet e prekura si Italia dhe Spanja.
Komentet e kancelares Merkel erdhën një ditë para një video-konference të rëndësishme midis ministrave të financave të vendeve evropiane, të cilët do të diskutojnë propozimet për të luftuar efektet ekonomike të krizës së koronavirusit. Vendet evropiane si Italia, Spanja dhe Franca vazhdojnë të jenë më të prekurat nga pandemia e koronavirusit.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin, ndërsa bazuar në të dhënat e Universitetit John Hokins me qendër në SHBA aktualisht rastet e konfirmuara me këtë virus kanë tejkaluar shifrën 1.3 milionë, me mbi 72 mijë të vdekur dhe mbi 273 mijë të shëruar. /AA
Top Channel