Sapo mposhti koronavirusin, befason mjeku Dhimitër Kraja: Do rikthehem në shërbim

06/04/2020 18:36

TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me anë të një deklarate për mediat dha detaje për shëndetin e dy mjekëve të njohur, Dhimitër Kraja dhe Roland Xhaxho.

Sipas ministres,  Profesor Dhimitër Kraja është shëruar plotësisht, por në momentin që ajo ka komunikuar më të, ai ka deklaruar se do të rikthehet në shërbim.

“Prof. Dhimitër Kraja ka rezultuar negative nga testimi i fundit, pra është I shëruar dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Kur bisedova me të më tha që do të rikthehet në shërbim. Ndërsa prof. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar. Sot bisedova me të dhe është duke dhënë një dorë për mjekët e infektivit aty në spital, edhe pse është vetë i prekur. Shembuj të tillë janë frymëzues”, tha Manastirliu.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA