Kreu i qeverisë nuk harroi t’i kthente një përgjigje PD-së në komunikimin e tij me qytetarët.
“Për PD, nuk është kohë për opozitë të llojit skarco, të atij llojit të përpara fillimit të luftës apo që unë fshihem pas komitetit të ekspertëve.
Kush është PD që mendoka për testet, është ndonjë institucion i certifikuar, as tabelën e shumëzimit nuk e dinë saktë, si mund të shani ata që punojnë vërtet. Unë them ca më thonë ekspertët. Do ti apo s’do ti!
Nuk është koha që të tregoni sa pak dini, por për të koordinuar së bashku, Lulzim së bashku të kam thënë para të gjithëve, edhe para Metës, pyesni për çdo gjë që keni shqetësim. Dhe nëse nuk e njohim atë që propozoni ju mund të dilni ti thoni publikut atë që doni”, tha Rama.
Top Channel