Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra për ata që hapin lokalet në këtë kohë.

Rama thotë se ai që kapet duke hapur lokalin i hiqet liria, i konfiskohet çdo gjë brenda lokalit, i hiqet patenta dhe i sekuestrohet automjeti për disa vite.

“Marrja e automjeteve nga familja apo edhe nga persona të tjerë do të ndëshkohet me disa vite, kjo është për t’u caktuar të heqjes së patentës me sekuestrimit të po aq viteve të makinës dhe heqje lirie. Marrjen në makinë të një pensionisti do ndëshkohet gjithashtu. Do hapin orarin e lëvizjes për të bërë pazar, do e bëjmë 90 minuta dhe kryerja me automjet e privatit e pazarit do të jetë e mundur, por me ndëshkime të mëdha.

Hapja e aktivitetit të ndaluar do dënohet me burg, heqje patente, sekuestrim të makinës dhe sekuestrimin e gjithçkaje që ka aty brenda. Nuk ka rrugë tjetër, masat duhen lehtësuar pak nga pak për 99.9% të njerëzve që respektojnë rregullat që sakrifikojnë, që mbajnë fëmijët brenda, që përkujdesen për të moshuarit, që orën e lejuar e përdorin edhe për prindërit t’i çojnë ushqime, për të shkuar e kthyer nga puna. Nuk bëhen për këta që hapin lokalet, dhe këta nuk duhet të marrin mesazhin e gabuar që u hap loja.

Duam të lehtësojmë më tutje aktivitetet në njësi individuale në dyqane njësi shërbime, jo lokale, palestra, që nuk janë njësi tregtare brenda qendrave të mëdha tregtare që do të vazhdojnë të jenë mbyllur. Kush ka njësi të tilla të përgatiten të pajisin me maska, doreza me dizinfektantë për klientët, njësitë e tyre. mosrespektimi i këtyre masave do të dënohet me konfiskim të gjithçkaje ka brenda, me mbyllje për një farë kohe, dhe heqje lirie, nuk kemi rrugë tjetër”.

Po ashtu jemi duke studiuar hapjen e orarit, shtrirjen e fashës orare. Fasha orare është e diskutueshme dhe i qëndroj bindjes që nuk është problemi fasha e orarit. Por të gjitha këto do të jenë masa që janë gati por do të jenë të përshkallëzuara me pikatore.Jemi në momentin që po ngjisim majën e kodrës dhe do të na thonë ekspertët se çfarë dhe si do të bëjmë”. Nuk ka gjobë për ata që janë në punë pas orës 13:00, e kemi thënë dhe stërthënë. Nuk do të dilni ju pensionistët, thjesht do kërkoni mbështetje për të kryer pazaret”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA