Rama: Edhe këmbësorët mund të vrasin njerëz, pikat e verdha do të bëhen si…

06/04/2020 16:19

Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë disa foto nga qyteti i Elbasanit ku pikat e verdha që shërbejnë si pika distancuese për të mbajtur radhë nga qytetarët, ka thënë se këto pika do të bëhen si vijat e bardha.

Ndër të tjera kryeministri i ka shprehur përgëzime bashkisë së Elbasanit për këto pika të vendosura ndërsa ka shtuar se me prezencën e Covid-19 edhe këmbësorët mund të kthehen në vrasës të qytetarëve të tjerë.

Kryeministri Rama ne facebook:

PËRGËZIME BASHKISË ELBASAN

*ky do të jetë standardi kudo dhe pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha a si semaforët, me detyrimin për t’i respektuar të gjithë dhe masat ndëshkimore për shkeljen e tyre

*deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin, prandaj deri nesër, kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinuar dot askush.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA