Me tone kritike, mjeku i njohur Tritan Kalo ceku përmes një postimi në Facebook ndërgjegjësimin e ulët të qytetarëve duke u shprehur se po luajmë kukamcefti me sëmundjen e rrezikshme.
“Ku është VETNDËRGJEGJËSIMI…..”Kukamçefti’ është loja që NE po bëjmë me Covid-19. Dyndemi rrugëve për 8 orë midis orëve 05:00 – 13:00, dhe më pas NE vijojmë dhe e gënjejmë veten, se po i fshihemi rrezikut të infektimit prej tij, duke qëndruar të mbyllur në shtëpi deri të nesërmen, kur tia mësyjmë sërisht rrugëve të qyteteve tona….Për fatin tonë të keq, ANKTHIN e mbylljes na e shtojnë emisonet disa orëshe televizive me të sëmurët me Covid-19 në Shqipëri dhe nëpër Botë, me të vdekurit e shumtë të kësaj “flame” dhe NE pak shumë pak shohim art viziv, histori, gjeografi, dëgjojmë muzikë, humor, mënçurira e optimizëm socio-historiko-ekonomik nga këto ekrane….EKSPERTIZA “COVIDIANE-19” po që edhe ajo vijon e rrjedh si lumë nga këto ekrane, dhe “i ziu qytetar i këtij vendi” NUKU di se çfarë të bëjë?….PROTAGONIZMI i kërkuar me çdo çmim e mjet në këto kohë shumë-shumë gri për shoqërinë tonë, është i dëmshëm dhe jo produktiv si në planin individual po ashtu edhe në atë shoqëror….BASHKËKOMBASIT e mi,QËNDRONI në SHTËPI, LEXONI, DËGJONI muzikë, GËZOJUNI pranisë së fëmijëve dhe të afërmve tuaj, GATUANI, FLISNI e flisni me plot dëshirë e pathos për JETËN me të dashurit tuaj, për aq kohë sa edhe ritmi i jetës ende nuk ju ka ripërfshirë në vorbullën e saj, sepse jeta NUKU është vetëm “zhytje në Detin e Zit të Covid-19”, dhe se çdo e keqe sado e madhe qoftë ajo paska edhe ndonjë element “mirësie” brënda saj….MBI TË GJITHA kurrë të mos ju mungojë SOLIDARITETI me ata, që e përballojnë jetën në mesin shumë e shumë vështirësive…. JANË nënat, baballarët, motrat, vëllezërit e fëmijët tanë edhe ata….DASITË socio-ekonomike të krijuara në këto 30 vite DEMON-KRACI janë ulëritëse, sepse në mënyrë pameritore shumë individë që deri dje “brekëgrisur e barkëtharë i gjeti mëngjesi, milionerë i zuri nata”, vetëm e vetëm sepse përftuan nga politikat rrënuese të ARDHMËRISË sonë……NUKU ka Covid-19 që ta’a zhdukë këtë PLAGË “të dhimshme e qelbrrjedhëse” të shoqërisë sonë të shpërfyturuar…..ME DURIM e BESIM ne do tia DALIM mbanë betejës kundër Covid-19, dhe KOHA POSTKOVIDIANE detyrimisht që do të DUHET të jetë ajo e korigjimeve të PABARAZIVE socio-ekonomiko-politike, NËSE ende NE bartim në zemër dëshirën e flaktë të të qënurit SHQIPTAR, si dhe atë të MBROTHËSIMIT të MËMËDHEUT tonë të përbashkët!!!”- shkruan Kalo.
Top Channel