Mes fotove më të mira të ditës, “The Guardian” zgjedh një nga Tirana!

06/04/2020 19:08

Redaktorët e fotografisë në prestigjiozen “The Guardian” kanë zgjedhur disa prej fotove më të mira të ditës të shkrepura në vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe një nga kryeqyteti shqiptar.

Bëhet fjalë për një foto të fiksuar nga fotoreporteri i Reuters, Florion Goga, mëngjesin e kësaj të hëne në kombinat, aty ku tregu u rihap me rregulla të reja nga Bashkia e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në qendër të fotos, është kapur momenti kur moderatorja e emisionit “Ora e Tiranës”, Enxhi Nasufi, po kalonte tunelin e dezinfektimit, teksa po xhironte episodin e radhës.

“Blerësit dezinfektohen para se të hyjnë në një treg, në Tiranë, pasi autoritetet kanë marrë masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit”,- thuhet në përshkrimin e fotos.

Fotot e tjera tregojnë se si qytetarë nga mbarë bota po respektojnë masat e marra nga shtetet e tyre, e deri tek foto nga Kina, ku jeta duket se po i rikthehet normalitetit, pasi autoritetet shëndetësore aty kanë njoftuar se vendi e ka kaluar tashmë pikun e koronavirusit.

FOTO GALERI
3/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA