Manastirliu publikon foton: Ja prova e sakrificës të përditshme së mjekëve në përballjen me Covid-19

06/04/2020 23:43

Vazhdon lufta me koronavirusin një luftë ku ‘ushtarët’ më të rrezikuar janë ato të vijës së parë, mjekët. Mjekët dhe infermierët po punojnë me përkushtim të plotë që të fitohet lufta me virusin vdekjeprurës që ka izoluar mbarë botën.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu postoi foton e një mjekeje pas orarit të punës. Në fytyrën e mjekes dallohen qartë shenjat e lëna nga maska.

Sipas Manastirliut shenjat në fytyrën e mjekes, pas një dite të gjatë pune, janë prova e sakrificës së saj të përditshme në përballjen me #COVID19!

Ja postimi i plotë i Manastirliut:

FOTO GALERI
2/4

Top Channel